Të licencuarit
3681 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

16 April 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 19, 20 mars 2024 dhe më 15 prill 2024, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e tretë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje Komisioni ka trajtuar disa pika të rendit të ditës: raste për ripërtëritje të licencës dhe raste ligjore.

Në fillim të mbledhjes, para miratimit të agjendës,  Komisioni ka futur në rend dite si pikë  diskutimi, Letrën me përgjigjen e Premier League drejtuar Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni ka shqyrtuar Raportin Vjetor të punës së KPM-së për vitin 2023. Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Raportin Vjetor 20223, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas agjendës Komisioni ka diskutuar në lidhje me regjistrimin e marrëveshjeve në Shoqatën për të Drejtat e Autorit (VAPIK). Pas shqyrtimit të kësaj pike, Komisioni vendosi për formimin e Nënkomisionit për të drejtat e autorit. Gjithashtu Komisioni vendosi për formimin e Nënkomisionit për frekuenca dhe digjitalizim. Ndërsa lidhur me trajtimin e rasteve të të licencuarve të cilët kanë borxhe ndaj KPM,  Komisioni vendosi për formimin e Nënkomisionit për mbikëqyrjen e procesit të inkasimit të borxheve të të licencuarve ndaj KPM-së. Poashtu Komisioni vendosi edhe për formimin e Nënkomisionit për mbikëqyrjen e procesit të zbatimit të Rregullores KPM-2023/03 për pronësinë dhe koncentrimin e të licencuarve të KPM-së. Detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre nënkomisioneve, do të përcaktohen duke u bazuar në Rregulloren e Punës së KPM-së.

Sa i përket pikës së diskutimit për Letrën me përgjigjen e Premier League, Komisioni ka diskutuar lidhur me Letrën (përgjigjen) që Premier League i ka përcjell KPM-së dhe Letrën (përgjigjen), që Premier League i ka përcjell Kuvendit. KPM ka analizuar Letrën e Premier League të datës 12 mars 2024, në ndërlidhje me konfirmimin e Arena Channels të datës 27 shtator 2023, me qëllim të sqarimit të drejtave të transmetimit të Premier League në territorin e Republikës së Kosovës. Pas analizimit të fakteve të deponuara në KPM, vërehet se “Letër Konfirmimi” i datës 27 shtator 2023, nuk është në linje me sqarimet e dhëna nga dhënësi i të drejtave Premier League i cili mohon se ka autorizuar Arena Sport për t’i kaluar të drejtat e transmetimit të Premier League tek operatori Artmotion, fakt ky i cili vërteton se konfirmimi i Arena Channel në lidhje me sigurimin e të drejtave për Premier League, është i pavlefshëm. Pas shqyrtimit, Komisioni mori Vendimoperatorit të shpërndarjes Artmotion t’i kërkohet largimi nga transmetimi i kanaleve Arena Sport dhe të fillohet një proces i verifikimit të të drejtave të transmetimit për të gjitha ligat sportive të cilat transmetohen përmes kanaleve Arena Sport në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas agjendës, Komisioni ka shqyrtuar disa raste të natyrës së licencimit, ku pas  shqyrtimit ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për: Radio 10, Radio AS, Radio dhe TV Dukagjini, Radio Energji, Radio Shqip FM, Radio Impuls, Radio Vitez, Top Radio dhe është miratuar kërkesa për ndryshim të pronësisë për Top Radio. Gjithashtu është miratuar kërkesat për licencimin e operatorit të shpërndarjes FlyLink.

Në vijim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore për shkelje të legjislacionit të KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni ka sanksionuar të licencuarit në vijim,  për shkelje të vazhdueshme të nenin 4.6, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, Rregullores KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Aidiovizuele:

  • American TV of Kosova, mosfillim të transmetimit sipas obligimeve ligjore –  sanksionohet me ndërprerje të licencës;
  • Klan News, mosfillim të transmetimit sipas obligimeve ligjore –  sanksionohet me ndërprerje të licencës;
  • Tele1, mosfillim të transmetimit sipas obligimeve ligjore –  sanksionohet me ndërprerje të licencës.

Ndërsa për shkelje të Ligjit të KPM-së, Rregullores KPM-2021/01 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele dhe të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së, Komisioni ka sanksionuar të licencuarit në vijim: 

  • Klan Kosova, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) euro.
  • Radio Klan Kosova FM, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.
  • Radio Klan Kosova FM, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë(1.000) euro.
  • Radio Plus, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë(1.000) euro.
  • Radio Sharri- ndryshim të pronësisë, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë(1.000) euro.
  • Radio Urban FM-Prishtinë, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë(1.000) euro.
  • Radio Urban FM-Prizren, ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë në shumë prej njëmijë(1.000) euro.

Për shkelje të Kodit të Etikës KKPM 2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, Komisioni ka sanksionuar të licencuarit në vijim: 

  • TV Besa, shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 – ankesa refuzohet si e pabazuar;
  • TV Dukagjini, shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 – sanksionohet me Vërejtje;
  • TV Most - shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 – rasti shtyhet për vendimmarrje për një nga mbledhjet e ardhshme.
  • 1ST Channel, shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 dhe Rregullores KPM-2023/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve – sanksionohet me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) euro.
  • Klan Kosova- shkelje të Rregullores KPM-2023/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve – sanksionohet me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000) euro.