08 May 2024
Kryetari i KPM-së Z. Jeton Mehmeti dhe Nënkryetari Z. Fatih Basha janë pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj. Në këtë takim Kryetari Mehmeti e ka njohur Presidentin me punë e Komisionit të Pavarur të Mediave në lidhje me rregullimin e përmbajtjeve mediale që transmetohen në Kosovë.
Në një takim të ndarë Kryetari dhe Nënkryetari i KPM-së janë pritur nga Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë Znj. Armela Krasniqi dhe Sekretarja e Përgjithshme Znj. Romelda Rrapollari. Në këtë takim është diskutuar në lidhje me përvojën e Shqipërisë në transpozimin e Direktivës Evropiane për Shërbimet Mediale Audiovizive AVMS.