Të licencuarit
3573 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM merr pjesë në takimin vjetor të EPRA-s në Osllo

05 June 2023

Anëtarët e Komisionit të KPM-s, Besnik Berisha, Azra Dešić dhe Jeton Mehmeti, si dhe zv.Kryeshefi Ekzekutiv Faruk Rexhaj dhe Drejtori i Departamentit Ligjor Niman Racaj, kanë marr pjesë në takimin vjetor të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregulluese (EPRA). Nikoqir i takimit të 57 të EPRA-s ishte Autoriteti Rregullativ i Norvegjisë, kurse temë kryesore e punimeve ishte mediat dhe informimi në të mirë të publikut. 

Në seancën hapese të punimeve ka prezantuar edhe anëtari i Komisionit Jeton Mehmeti, i cili ka folur mbi diversitetin dhe pluralizmin në ekosistemin medial në Kosovë si dhe përafrimin e kornizës ligjore me direktiven evropiane AVMS. Ai i njoftoi kryesinë dhe anëtarët e EPRA-s mbi përmbajtjen e draftligjit të ri mbi KPM që pritet të miratohet gjatë këtij muaji nga ana e Qeverisë. Mehmeti permendi edhe sfidat me te cilat ballafaqohen mediat në Kosovë, sidomos në aspektin financiar. 

Në punimet e EPRA-s është zgjedhur edhe kryesia e re, me ç'rast në emër të KPM anëtari i Komisionit Besnik Berisha ka marr pjesë në përzgjedhjen e Kryesueses së re të EPRA znj. Mari Velsand dhe katër zv.kryesuesëve. KPM është anetar me të drejta të plota në EPRA. 

Gjatë dy ditëve të punimeve, perfaqesuesit e KPM-s kanë zhvilluar edhe takime të shumta bilaterale me rregulatorët e shteteve tjera. Takimi i radhës i EPRA-s do të mbahet në Bukuresht me 18-20 tetor 2023.